Pagat e prapambetura, te Flamurtari likuidohen të gjithë

Ngërçi financiar i krijuar deri në ndeshjen e fundit të kampionatit në Vlorë tashmë duket thjesht një çështje e harruar. Kjo për faktin se duke filluar nga administrata dhe deri te lojtarët, u janë kaluar të gjitha pagat që klubi u detyrohej nga sezoni i kaluar. Për shkak të pagave, një pjesë e ish-lojtarëve të Flamurtarit sezonin e kaluar bojkotuan stërvitjen, kjo për shkak të pagave të pamarra, jo pak, por pesë të tilla.

Në atë kohë, administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, e konfirmoi dhe e pranoi disa herë se shkak ishin thjesht procedurat bankare për shkak të statutit që ai vetë dhe kompanitë turke kishin te klubi vlonjat, duke mos qenë pronarë, por vetëm administratorë. Tashmë një çështje e tillë duket thuajse e përfunduar, teksa tashmë për një pjesë të lojtarëve kanë kaluar pagat, ndërsa pjesa tjetër pritet t’i marrë në 24 orët e ardhshme. Mësohet se do të shlyhen deri në fund të gjithë ata lojtarë që ishin apo vijojnë të jenë pjesë e skuadrës kuq e zi, ndërkohë burime të sigurta nga klubi vlonjat kanë konfirmuar për gazetën se do të shlyhen edhe të gjithë ata lojtarë të cilët kanë pasur apo kanë ende detyrime të pashlyera nga Flamurtari, duke bërë që sezonin i ardhshëm të nisë i qetë për vlonjatët.

Për t’i paraprirë çdo lloj situate të krijuar në vitet e shkuara, veç shlyerjes së lojtarëve dhe administratës, drejtuesit e klubit tashmë kanë vendosur të japin 30% të kontratës për të gjithë lojtarët që kanë nënshkruar në Vlorë, shumë e cila madje ka kaluar në llogaritë e vetë lojtarëve. Një sinjal i qartë nga Flamurtari përpara nisjes së përgatitjeve për sezonin e ri, teksa synohet që kampionati i ardhshëm të jetë tërësisht ndryshe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online