Real largon të padëshiruarin e radhës, e dërgon në Andaluzi

Real Madrid ka një numër jo të vogël lojtarësh që duhet të largohen, pasi nuk kanë hapësira. Serxho Reguilon është njëri prej disave që pritet të ikin këtë verë. Mbrojtësi ka pasur një pjesë të parë sezoni mjaft të mirë, me Solarin që i dha shumë mundësi për të treguar talentin e tij.
Megjithatë, ardhja e Zidan ishte ajo që vulosi qëndrimin në stol për talentin. Francezi kërkon më shumë eksperiencë në krahët e mbrojtjes. Kështu Reguilon do të largohet. Sevija është klubi i ardhshëm i tij. Këtë e ka konfirmuar Monçi, drejtori sportiv i klubit andaluzian.

Spanjolli është shprehur se janë duke mbyllur negociatat me Realin për të sjellë në formulën e huazimit talentin e krahut të majtë të mbrojtjes. Sevija është klubi i zgjedhur nga ai. Së shpejti madrileni do të vijë për të kryer vizitat mjekësore.

“Negociatat me Realin janë në vazhdim e sipër dhe duhet të them se puna më e madhe është bërë. Reguilon së shpejti do të vijë në Sevije për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore. Lojtari dëshiron të vijë këtu. Kjo e përjashton konkurencën dhe na lejon të punojmë me idenë se ai do vijë”, u shpreh Monçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online