VIDEO | Ibra makineri golash, ndëshkon edhe Toronton

0

Zlatan Ibrahimovicc vazhdon të shënojë dhe nuk pyet për moshën. Sulmuesi suedez i ka dhënë fitoren Los Anxhelos Galaksi, teksa ka realizuar dy herë në triumfin 2-0 që kanë arritur në shtëpi kundër Toronto FC.

Suedezi i ka shënuar golat në pjesën e dytë. Golin e parë e shënoi me një goditje me kokë në minutën e 75-të, duke zhbllokuar ndeshjen, kurse tjetrin një minutë para përfundimit të kohës së rregullt. I vetëm me portierin kundërshtar, Ibra nuk mund të gabonte.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.