Rapo: Sezoni im më i mirë me Luftëtarin, ju tregoj problemet e fillimit

Mbrojtësi i Luftëtarit, Donald Rapo, ka bërë një sezon shumë të mirë në aspektin individual me skuadrën gjirokastrite, ku ka luajtur 26 ndeshje në Superiore dhe ka shënuar 5 gola. Në fjalën e tij për RTSH Sport, 28-vjeçari tha:

“Besoj kam bërë vitin më të mirë këtu, kam shënuar 5 gola dhe i dhashë shumë pikë ekipit. Në katër vite këtu te Gjirkoastra, ky është viti im më i mirë. Ishte një kampionat shumë i vështirë, pasi shumë lojtarë u larguan, lojtarët e rinj nuk u ambientuan, trajneri i huaj nuk ndihmoi. Me ardhjen e profesor Julit, kemi bërë shumë mirë dhe kemi marrë pikët e duhura.

E ardhmja? Kam dhe një vit kontratë, oferta kam marrë, por e di klubi. Nuk e dimë kush do të jetë trajner sezonin e ardshëm, por besoj se do të bëjmë mirë sezonin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *