Ranokia: Nuk mjafton që të mundim vetëm Juventusin

Mbrojtësi i Interit Andrea Ranokia ka folur për “SkySport” për sfidën në distancë me kampionët e Italisë. Lojtari i zikaltërve ka thumbuar “Zonjën e Vjetër” duke mos i diferencuar me pjesën tjetër të skuadrave.

“Sigurisht që të fitosh ndaj Juventusit është gjithnjë një sukses, por rruga jonë është e gjatë dhe jo vetëm një sfidë. Dy ndeshjet me Juven na japin vetëm 6 pikë, ndërsa për të arritur suksesin në fund duhen shumë më shumë”.

Interi këtë edicion ka besimin se mund të tentojë të rrëzojë nga froni i kampionit bardhezinjtë, por nisja e kampionatit nuk ka qenë ajo idealja, pasi 4 pikë në 3 javë janë shumë pak për një ekip që ka synim titullin.  Gjithsesi, Ranokia duket se do të zvogëlojë diferencat mes dy ekipeve me këtë deklaratë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online