Humbet pasaportën dhe… kontratën me klubin, rasti i veçantë i sulmuesit anglez!

Qëllon shpesh që skuadrat vuajnë me lojtarët, të cilët rikthehen vonë mbas pushimeve, rikthehen mbi peshë, por dhe raste të tjera të ndryshme. Një rast i veçantë na vjen nga Gjermania, ku klubi i Volfsburgut ka vendosur të dënojë dhe të ndërpresë kontratën me sulmuesin Kailen Hinds.

20-vjeçari anglez kishte udhëtuar drejt vendit të tij për të kaluar disa momente me familjen, por ai nuk është rikthyer në Gjermani. Shkaku? Hinds ka humbur pasaportën dhe diçka e tillë e ka penalizuar për t’u rikthyer në klubin e “Ujqërve”.

Volfsburgu nuk e beson një gjë të tillë dhe nuk ka toleruar fare. Kontrata me sulmuesin është prishur dhe ky i fundit tashmë gjendet pa pasaportë, por dhe pa ekip.

“Për shkak të mungesës së paautorizuar prej disa javësh, lojtari nuk ka më një kontratë pune me ekipin tonë”, deklaron klubi gjerman në një komunikatë zyrtare të publikuar në rrjetet sociale.

Jorg Shmatdke, drejtori i përgjithshëm i Volfsburgut, sqaron situatën dhe veprimin e klubit, duke deklaruar: “Pavarësisht kërkesave të përsëritura, futbollisti nuk i ka përmbushur detyrimet e tij kontraktuale dhe ne nuk e tolerojmë një sjellje të tillë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online