Musolli merr fjalën: Nuk doja të ndahesha kështu, lamtumirë!

Besar Musolli e ka mbyllur përfundimisht me Kukësin. Sot mesfushori ka pasur një takim me presidentin dhe është mbyllur gjithçka. Trajneri Cungu la të hapur një bashkëpunim të klubit me lojtarin në të ardhmen, por zor se do të ndodhë diçka e tillë.

“Me aq sa u informova shkurtimisht, mësova se mes dy palëve është arritur një marrëveshja që lojtari të lihet të rehabilitohet në Kosovë dhe më pas do të jetë dera e hapur për të, për të qenë pjesë e Kukësit”, u shpreh Cungu, ndërkohë që tanimë vetë Musolli mes të tjerave i ka thënë LAMTUMIRË verilindorëve.

“Jetës nuk i dihet asnjëherë dhe fatin tonë e vendos vetëm Zoti. Pas një aventure të gjatë, ku takova shumë miq të mirë, arrita shumë suksese, por kalova dhe shumë vështirësi, dua të njoftoj që aventura ime te Kukësi mbyllet këtu. Jam ndjerë si në shtëpinë time nga pritja e tifozëve, të cilët më kanë mbështetur që nga momenti i parë kur firmosa me Kukësin dhe vijojnë që ta bëjnë edhe tani kur po kaloj një moment jo pak të vështirë. Më besoni që nuk do doja që të ndahesha në këtë mënyrë, por rrethanat na shtynë që të merrnim një vendim ku të përshëndetesha me presidentin dhe drejtuesit. Dua të falënderoj këdo që më ka qëndruar pranë gjatë gjithë kësaj kohe. LAMTUMIRË. Forca Kukësi”, shkruan mesfushori në llogarinë e tij në “Facebook”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online