Roma mori një humbje të rëndë pasditen e sotme, teksa u shkatërrua nga Napoli me shifrat 1-4, brenda në “Olimpico”. Një humbje, që merr nota akoma më negative, pasi tashmë e shohin veten edhe pas Atalantës në renditje, ku nuk arritën të përfitonin as nga humbja e Milanit një natë më parë.
Pas ndeshjes, trajneri Ranieri ka folur për mediat. Italiani është shfaqur thuajse i dorëzuar, teksa është treguar edhe i sinqertë në përgjigjet e dhëna për sa i përket gjendjes aktuale të Romës.
NDESHJA – “Të them të drejtën po bëjmë gjithçka që mundemi. Pësuam golin e parë në tentativën e parë të kundërshtarit. Arritëm të barazonim, por ende nuk jam i sigurt se si. Pas fillmit të pjesës së dytë, pësuam përsëri. Është shumë e vështirë ta ndihmosh ekipin. Të tjerët vrapojnë më shumë , luajnë më fort dhe ne po bëjmë gjithçka që mundemi.”
MOMENTI – “Po mundohem që t’i rikthej sa më të fortë, por nuk është e lehtë. Zaniolo ishte në një formë të shkëlqyer, por pati probleme me stomakun të premten dhe nuk ishte në kondicionin e duhur për të startuar sot. Napoli ta vë shumë në vështirësi.”
LOJTARËT – “Kur e sheh nga jasht i krijon disa ide. Më pas, nga brenda ëshët shumë herë më ndryshe, por do mundohem të rregulloj aq sa të mundem. Ekipi ka kualitet, por kur vuan shumë humbje nuk mund të rikthehesh si me magji. Kemi lojtarë si De Rosi, Manolas, Kolaro apo Xheko, të cilët nuk janë në 100% e tyre. Fatkeqësisht kjo është situata.”
RIKTHIMI – “A pendohem që u riktheva te Roma? Kurrë! Nuk pendohem kurrë nesë shkoj te Roma kur ka nevoje.”