Trajneri i Arsenalit, Unai Emeri ka folur për mediat britanike sot, ku u ndalua më shumë te marrëveshja e arritur mes Juventusit dhe mesfushorit të tij, Aron Ramsei.
Tekniku spanjoll ishte ai që vendosi për të mos i rinovuar kontratën, pasi uellsiani nuk i përshtatej stilit të tij të lojës. Edhe pse Ramsei është aktualisht lojtari më jetëgjatë në klubin londinez, Emeri nuk e konsideroi të rëndësishëm në fillim të sezonit.
Gjithsesi, spanjolli ishte i gatshëm ta mbante në ekip, por Ramsei nuk pranoi të ishte lojtar stoli dhe si pasojë, zgjodhi të largohej drejt Juventusit. Për këtë marrëveshje, Emeri tha: “Ramsei është lojtar cilësor.
Aftësitë e tij dihen dhe për Arsnealin, ai bën gjithmonë të pamundurën. Nuk kam ç’të them më, vendimi është i atij dhe unë e respektoj. I uroj fat në të ardhmen, kudo që të jetë”,- përfundoi strategu i “Topçinjve”.