Ylber Ramadani ka arritur sot një ndër sukseset më të mëdha në karrierën e tij të re, sepse është ngjitur në Superligën daneze me Vejlen.
Skuadra e drejtuar nga ish-trajneri i Partizanit Sormani fitoi sot në fushën e Thistedit 2-0, në një kohë që i mjaftonte edhe një pikë për të fituar kampionatin.
Ramadani ishte në tribunë, për shkak pezullimi, por skuadra e tij e bëri në mënyrë perfekte detyrën, edhe pse pa një lojtar kyç si mesfushori i kombëtares shqiptare, i cili ka bërë zgjedhjen e duhur verën e shkuar, duke pranuar kalimin te klubi ambicioz i divizionit të dytë danez.
Tani Vejle mendon për Superligën dhe Ramadani nuk do të lejohet të largohet, pasi do të jetë lojtar kyç edhe sezonin e ardhshëm, natyrisht me Sormanin në drejtim.