Në tryezën e përbashkët të organizuar sot në Tiranë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, foli mbi reformat financiare që qeveria ka ndërmend të implementojë në muajt në vijim.
“Kemi domosdoshmërinë që ta aplikojmë këtë dënim minimumi tre vite. Kemi shembuj pozitiv nga Anglia, ku jo vetëm që u zhduk dhuna, por u zhdukën edhe telat nga stadiumet. Burgimi dhe përjashtimi i përjetë i atyre që prekin vijat e bardha do të jetë hapi i parë që ne do bëjmë me parlamentin duke ndryshuar kodin penal”.
“Duhet t’i japim fund teatrit që bëjnë klubet shqiptare në aspektin e deklarimit të pagave të lojtarëve. Boll më me lojtarë që deklarohen paguhen sikur punojnë në masonë. Kjo nuk mund të vazhdojë. Jemi të gatshëm ta zerojmë tatimin nga fitimi për lojtarët për disa vite. Pse jo dhe të mos investojmë taksat për investimet në infrastrukturën sportive”
“Ne jemi gati të diskutojmë për një ligj për sponsorizimet, por nuk duhet të themi fjalë që nuk i mbajmë dot. Deri më sot ne nuk kemi asnjë stadium të menaxhuar normalisht. Është bërë federata si një ambulancë që merr përsipër menaxhimin, ndërkohë kur normaliteti do të kërkonte që pronarët e stadiumeve së bashku me klubet do të kërkonte të bashkitë me klubet të hynin në një logjikë të re. Këto janë disa ide të mia, nuk diskutohet që eksperienca e kujtdo këtu është më e vlefshme se sa të gjitha shembuj e marrë me vendime. Duhet që të krijojmë një komision të reformës me grupe të ndara, ku një grup të merret me
“E fundit është dhe krijimi i një arbitrazhi ligjor brenda në Shqipëri, kam dëgjuar shpesh që duhet shkuar në CAZ Lozanë. Qeveria do të bërë në dispozicion në çdo pjesë të saj. Fillimisht do të mbarojmë ndryshimet në kodin ligjor, më pas të tjerat t’i plotësojmë brenda 100 ditësh dhe të takohemi sërish. Ne do vazhdojmë të mbështesim Federatën dhe Futbollit, së shpejti do të fillojnë punimet për stadiumin e Kukësit, ndërkohë që në radhë po shohim nga Durrësi, Fieri dhe Vlora”.