Ivan Rakitiç e di shumë mirë se sezonin e ardhshëm nuk do ta ketë aspak të thjeshtë të sigurojë formacionin e Barcelonës. Ardhja e Frenki De Jong e kthen kroatin në të zëvendësueshëm dhe ky i fundit po kërkon të nisë një aventurë të re.
Katalanasja Sport raporton se agjenti i tij, Arturo Kanales ka nisur negociatat me Interin. Fakti që zikaltrit kanë një koloni kroatësh dhe sllavësh (Brozoviç, Rakitiç, Rakitiç, Handanoviç) dhe lehtësirat fiskale për lojtarët e huaj në Itali e shtyjnë nënkampionin e botës të transferohet në Serie A.
Një pëlqim i dyfishtë pasi edhe Antonio Konte e dëshiron 31-vjeçarin në ekip. Trajneri i ka kërkuar drejtuesve të nisin negociatat me lojtarin dhe klubin spanjoll dhe diçka e tillë ka ndodhur. Tifozët zikaltër shpresojnë që akordi të arrihet sa më shpejt dhe të shijojnë nga afër kualitetin e Rakitiç.
#FCB ?? | Alerta ?
?? Rakitic apunta a Italia
?? El Inter de Conte es el equipo más interesado en el croata
?? https://t.co/nATX7NUWKt pic.twitter.com/SYtY3TzxAO
— Diario SPORT (@sport) July 25, 2019