Francë-Spanjë-Meksikë, Real Betis “torturon” fantazistin Fekir

0

Nabil Fekir ishte shumë pranë Liverpulit verën e shkuar, por marrëveshja mes dy palëve u prish në momentin e fundit, për shkak të disa problemeve të Fekir pas vizitave mjekësore. Këtë verë, fantazisti francez zgjodhi Real Betisin për të vazhduar karrierën e tij.

Mëngjarashi u transferua vetëm 72 orë më parë nga Lioni te Betis, ndërsa sot në orët e para të mëngjesit, ka debutuar për skuadrën spanjolle, në Meksikë. Betis luajti një miqësore kundër Queretaos, ndeshje që e fitoi 0-2.

Fekir u aktivizua në minutën e 74’ dhe luajti rreth 20 minuta. Në 72 orët e fundit, francezi ka bërë mijëra kilometra rrugëtim, por trajneri nuk e kurseu për këtë sfidë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.