Raiola vendos të ardhmen e Pogbasë me një gjest domethënës

0

Tashmë është çështje kohe para se palët të dalin hapur, sepse duket e sigurt që Pol Pogba do të largohet në verë nga Mançester Junajtid.

Mesfushori francez ka kohë që është kthyer në një problem për Junajtid, me sjelljen e tij dhe me rendimentin e ulët në fushë, ndaj vlera e tij në treg mund të bjerë frikshëm në të ardhmen, nëse nuk gjendet një marrëveshje këtë verë.

Më parë drejtuesit e “Red Devils” e konsideronin lojtar kyç edhe për imazhin kampionin e botës, por tashmë rinovimi i tij duket një çështje e harruar, sidomos pas veprimit të agjentit të Pogba, Mino Raiola.

The Sun raporton se italiani duhej të takohej me drejtuesit e United javën e shkuar, për të biseduar për rinovimin e kontratës, por më pas e anuloi takimin, pa dhënë shpjegime.

Një sinjal i qartë që Pogba nuk e sheh më veten te United dhe ndërkohë Raiola po punon për ta çuar te Real Madridi, ku Zinedin Zidan e ka në listën e përforcimeve për sezonin e ardhshëm.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.