Formacioni i “viteve” | Zherard një ikonë e paarritshme, De Gea rekordmeni aktual!

Ditën e djeshme u bë i ditur edhe formacioni i vitit në Premier Ligë, ku kontestimet dhe polemikat ishin të shumta. Një formacion i tillë, i përvitshëm bëhet që prej kohës kur kampionati anglez u quajt Premier Ligë, që konkretisht daton që nga sezoni 1992/93.

Duke nisur që nga ajo kohë është bërë një statisikë me formacionet ndër vite dhe janë pasqyruar edhe lojtarët që janë përfshirë më së shumti. Në krye të të gjithëve qëndron legjenda Stiven Zherard, i cili është përfshirë plot 8 herë në formacionin e vitit.

Një rekord më vete për ish-kapitenin e Liverpulit, i cili për herë të parë ka qenë pjesë e formacionit në vitin 2001 dhe për herë të fundit ka qenë në vitin 2014. Me të vërtetë i paarritshëm. Pas Zherard vijnë disa lojtarë, të cilët janë ndalur te shifra gjashtë.

Plot gjashtë herë pjesë e formacionit të vitit kanë qenë lojtarë si Geri Nevil, Rio Ferdinand, Partik Vieira, Tierri Henri e Alan Shirer. Ndërkohë, nga futbollistët aktual, rekordin e mban David De Gea, i cili ka qenë pjesë e formacionit plot pesë herë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online