Kalari: Titulli para derbit, e lë futbollin pa nisur të “zvarritem”

0

Partizani do të luajë nesër ndaj Laçit në “Selman Stermasi”, një ndeshje mjaft e rëndësishme për të kuqtë, të cilët udhëheqin kampionatin me 10 pikë më shumë nga Kukësi. Në kuadër të ndeshjes së nesërme, përpara mediave ka dalë mbrojtësi Renaldo Kalari. Ky i fundit ka folur mbi sfidën ndaj kurbinasve, titullin, tërheqjen nga futbolli si dhe derbin.

PËRBALLJA ME TRAJNERIN QË E AFROI TE PARTIZANI – “Normalisht çdo ndeshje ka vështirësitë e saj. Është kënaqësi të flasësh dhe të takosh profesor Starovën. Por të them të drejtën nesër jemi të përqendruar për të arrtur objektivin për nesër dhe ndeshjet në vijim. Nuk është se kam ndonjë ndjesi të veçantë.”

E KISHTE MENDUAR KALARI TITULLIN – “Objektivat e Partizanit gjithmonë kanë qenë për tituj. Gjatë kampionatit të parë dhe shumë të tjerëve në vazhdim nuk kemi arritur ta fitojmë dhe për këtë më vjen keq. Këtë vit jemi në rrugën e duhur dhe shpresoj që të dalim kampion. Normalisht kur ka nisur kampionati kemi pasur një objektiv. Se si shkojnë gjërat deri në fund nuk i dihet, por kemi ecur mirë deri tani. Kemi bërë shumë pak gabime. Edhe kur kemi bërë gabime që ndodhin në ecurinë e kampionatit, presori na ka bërë të kthehemi direkt në rrugën e duhur.”

TËRHEQJA NGA FUTBOLLI SI KAMPION – “Shpresoj që ta fitojmë titullin në radhë të parë. Sinqerisht nuk e kam menduar ta mbyll karrierën. Jo vetëm për pasionin dhe dëshirën, por edhe për atë që bëj në fushë. Nuk kam dëshirë të zvarritem, në mometnin që e shoh që nuk jam për këtë nivel do heq dorë.”

PËRBALLJA ME LAÇIN NË SHTËPI – “Fusha normalisht që ndikon, plus që kemi tifozët që shpresoj të jenë të shumtë. Gabimet që janë bërë kundër nesh nuk na ka interesuar shumë, pasi ka ardhur ndeshja e radhës. Profesor Gega këtë vit na ka mësuar që duhet të merremi me fushën dhe me asgjë tjetër.”

SHPALLJA KAMPION NË DERBIN NDAJ TIRANËS – “Kënaqësia që të jep titulli kampion është shumë më e madhe se sa fitimi i një derbi. Duke marrë parasysh që kemi marrë shumë suksese në derbi gjithë këto vite na është bërë normale. Shpresoj që të arrijmë titullin dhe më pas derbi është në plan të dytë. Primar është titulli. Unë personalisht mendoj dhe besoj që Tirana nuk do e diskutojë rënien, gjithsesi nuk na intereson kjo pjesë. Kur të vijë derbi do mendojmë të bëjmë maksimumin dhe ta fitojmë siç kemi bërë gjithë këto vite.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.