Disa javë më parë u përfol shumë se Zllatan Ibrahimoviç mund të provojë një rikthim në muajin janar në Itali, te Milan. Lidhur me këtë çështje në atë kohë foli dhe drejtori sportiv i Milan, Leonardo, i cili deklaroi se nuk ka pasur akoma diçka konkrete.
Gjithsesi, ditën e sotme mediat italiane kanë raportuar se agjenti i suedezit, Mino Raiola ka pasur një takim me drejtuesit e Milanit. Çështja kryesore ka qenë rinovimi i Xhakomo Bonaventurës, i cili është po ashtu klient i Raiolës. Përveçse rinovimit të Bonaventurës, mendohet se takimi mund të ketë pasur një tjetër arsye madhore.
Pikërisht rikthimi i mundshëm i Zllatan në “San Siro”. Ibrahimoviç aktualisht aktivizohet në kampionatin amerikan në radhët e Los Anxhelos Galaksi. 37-vjeçari është aktivizuar për Milanin nga viti 2010 deri në vitin 2012, duke qenë protagonist dhe në një kampionat të fituar.