“Eden Hazard do që të shkojë te Real Madrid”

Eden Hazard është një nga lojtarët që këtë sezon po spikat më së shumti. Belgu po shkëlqen në kampionatin, teksa ka shënuar 7 gola në 9 ndeshje. Çelsi kërkon që të rinovojë marrëveshjen me sulmuesin, por nuk do të jetë aspak e lehtë, kjo pasi për të interesim konkret ka Reali i Madridit.

Legjenda e Portugalisë, Luis Figo ka komentuar për mundësinë e transferimit të Hazard në Madrid. Ish-lojtari i Realit ka theksuar se sulmuesi dëshirën që të shkojë tek “galaktikët”: “Hazard është një nga lojtarët më të mirë në botë. Kam përshtypjen se ai dëshiron që të luajë me Realin e Madridit”.

Nuk mund të thuhet me siguri nëse Figo di diçka më shumë, apo është vetëm një mendim i tij, por e sigurt është se në Madrid e duan me çdo kusht belgun. Largimi i Ronaldos ka krijuar një boshllëk të madh në sulm dhe vetëm sulmuesi i “bluve” të Londrës shihet si pasuesi ideal i CR7-ës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online