Rafinja nostalgjik: Ndeshjen Barça-Inter do ta luaja me fanellën zikaltër

Interi sezonin e kaluar arriti një fitore heroike në javën e fundit ndaj Lacios, për të arritur zonën Champions. Një nga heronjtë kryesor të ekipit zikaltër ishte padyshim braziliani Rafinja. Lojtari i Barcelonës u huazua sezonin e shkuar tek Interi, ku bëri një sezon mjaft të mirë dhe u kthye në një nga lojtarët më të dashur për tifozët.

Ndeshja e fundit e luajtur në Champions vuri përballë Barcelonën dhe Interin, ku katalanasit triumfuan pastër 2-0. Golin e parë të sfidës e shënoi pikërisht Rafinja, i cili në momentin e golit nuk festoi në nder të ish-ekipit të tij. Lidhur me këtë çështje mesfushori ka folur për mediat italiane, ku ka zbuluar se dëshira e tij më e madhe ishte të qëndronte pjesë e zikaltërve.

GOLI – “Ndjeva gëzim të madh brenda meje pasi shënova për ekipin tim, por në të njëjtën kohë nuk festova për respekt të ish-shokëve të mi tek Inter”.

NDESHJA – “E pyeta Handanoviç për ujë dhe nuk mund ta bëja në qoftë se nuk do të isha shok me të. Ishte një ndeshje speciale dhe e çuditshme në të njëjtën kohë. Disa muaj më parë un po luftoja së bashku me ata, ndërsa tani jam kundërshtar i tyre. Ishte diçka vërtet e çuditshme”.

INTERI – “Në qoftë se çdo gjë do të shkonte ashtu siç pritej, unë do ta luaja atë ndeshje me fanellën e Interit veshur. Kjo gjë nuk ndodhi, gjithsesi unë jam i lumtur që jam te Barça dhe jam i motivuar. Dashuria dhe vlerësimi që kam për Interin është sepse ata më ndihmuan të kthehesha në pas nëntë muajve vuajtje”.

SERIA A – “Njerëzit me thoshin se Seria A ka të bëjë vetëm me taktikat dhe është një futboll i mërzitshëm, por më pëlqen çdo gjë atje. Pata një eksperiencë fantastike dhe gjithmon do të ketë një vend në zemrën time për Interin”.

TITULLI I SERISË A – “Mendoj se Interi mund ta sfidojë Juventusin për Scudetton, pasi ata kanë një projekt të madh dhe presidenti i ri Steven Zhang është një pikë referimi për lojtarët. Ai është i ri dhe shumë i zgjuar e i fokusuar në atë që bën”, përfundoi mesfushori i Barçës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *