Racizmi në Milano: Ndeshja Inter-Napoli nuk duhej të vazhdonte!

Ndeshja e një nate më parë midis Interit dhe Napoli, u mbyll me shumë polemika, që vazhdojnë ende edhe ditën e sotme. Koret raciste ndaj Kalidu Kulibali, janë shkaku kryesor i diskutimeve, ku madje dhe trajneri Ançeloti pas ndeshjes u duk i xhindosur me arbitrat e takimit.

Ditën e sotme prokurori i federatës, Xhuzepe Pekoraro, ka shpjeguar se çfarë ndodhi, duke zbuluar që Napoli kërkoi pezullimin e takimit, por edhe duke dhënë një mendim të tijin se çfarë vendimi duhej të merrej për ndeshjen.

“Për mua Inter-Napoli, duhej të pezullohej për shkak të koreve raciste ndaj Kulibalis dhe në fakt zyrtarëve të ndeshjes dhe arbitrit të katërt i është kërkuar pezullimi nga ekipi i Napolit. Vendimi nuk merret nga ne, por nga rendi publik dhe nga arbitri”.

Ndërkohë presidenti i shoqatës së arbitrave, Marçelo Niki, ka ironizuar me fjalët e Pekoraros duke thënë: “Koret raciste? Ai bën punën e tij, ne bëjmë punën tonë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *