Batshuaji në fund të aventurës spanjolle, e duan në Seria A

Miçi Batshuajit iu ka ditët e numëruara në Spanjë. Aventura e belgut te Valencia vështirë se do të shkojë pas janarit dhe tani sulmuesi po mendon një aventurë të re. Kartoni i 25-vjeçarit është në pronësi të Çelsit, por vështirë se “blutë” e Londrës do i bëjnë një vend në skuadrën e Sarrit.

Siç shkruhet në mediat italiane, skuadra e Romës është gati që të afrojë Batshuajit. Edhe pse sulmuesi ka shënuar vetëm 1 gol në 14 ndeshje, skuadra italiane duket se ka besim te aftësitë e lojtarit dhe ka nisur negociatat me Çelsin për të marrë shërbimet e lojtarit.

Fillimisht duhet që të zgjidhet kontrata me Valencian, pasi dihet që lojtari është i huazuar deri në fund të edicionit. Roma ka pasur mjaft probleme në gjysmën e parë të edicionit dhe reparti i sulmit ka pasur më së shumti probleme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online