Qetësimi i të ashprit Ramos, kapiteni thyen rekordin 16-vjeçar!

0

Sergio Ramos është një nga mbrojtësit më të fortë në botë prej vitesh. 32-vjeçari luan me Realin e Madridit që nga viti 2005, ka qenë gjatë gjithë kësaj kohe një digë e mbrojtjes, ka shënuar kur ka qenë e nevojshme, ka qenë lider i ekipit, ka fituar gjithçka dhe është ndëshkuar shumë herë me kartonë.

Kapiteni e ka në stilin e tij lojën e fortë dhe të ashpër dhe kjo është diçka normale, pasi është një mbrojtës në fund të fundit. Viti 2018 i dhuroi Champions Ligën e katërt me “Los Blancos” dhe të tretën rresht.

Para pak ditësh erdhi dhe Botërori i Klubeve i fituar në finalen përballë Al Ain, por jo vetëm kaq. Siç raporton “AS”, Ramos ka thyer një rekord të tijin personal, duke e mbyllur këtë vit pa asnjë ndëshkim me karton të kuq. Diçka e tillë ndodh për herë të parë në karrierën 16-vjeçare të mbrojtësit spanjoll.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.