Ilir Gjyla tregon mangësinë e 14 javëve: Lushnjës i ka munguar konsolidimi

Në analizën e 14 javëve të para të kampionatit, trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla, për SportEkspres.com deklaroi se objektivi për gjysmën e parë të sezonit është realizuar. Por skuadra ka patur probleme në konsolidimin e saj dhe këtë Gjyla e justifikon me faktin se nuk ka më shumë se 11 lojtarë të gatshëm, të cilët në javët e fundit treguan edhe shenja lodhjeje.

INTERVISTOI: AGRON KAJA

Në analizën tuaj për gjysmën e parë të këtij sezoni, i ka realizuar Lushnja pritshmëritë?
-Me këtë situatë në renditje jemi të kënaqur, edhe pse kishim mundësi për më shumë. Gjithsesi, me këtë kontigjent që kemi aktualisht, kjo renditje tregoi se skuadra ka bërë më të mirën e saj në 14 javë, duke përjashtuar ndeshje të veçanta në të cilat edhe kemi lënë pikë.

Pse skuadra e Lushnjës tregoi ulje e ngritje në këto 14 javë?
-Kemi bërë ndeshje shumë të mira dhe kemi fituar me skuadra që janë pretendente për kreun e grupit. Por kemi gabuar që nuk kemi shënuar me skuadra më inferiore, njëherësh edhe që kemi pësuar gola që nuk duhet të kishte ndodhur.

Sa e konsoliduar ka qenë skuadra lushnjare në këtë ecuri të saj në gjysmën e parë të këtij sezoni?
-Problemi i konsolidimit na ka munguar, sepse në gjysmën e parë të këtij sezoni, në dispozicion kemi patur vetëm 11 futbollistë. Të tjerët janë të rinj që nuk janë përshtatur mirë me skuadrën. Nga kjo ngarkesë, në javët e fundit lojtarët treguan shenja lodhjeje.

Jeni mbështetur më shumë tek i gjithë grupi, apo Bejte në portë dhe Sefa në sulm kanë qenë baza e skuadrës?
-Patjetër që të dy këta futbollistë kanë qenë shtylla e skuadrës, por duhet kuptuar se konsolidimi nuk bëhet si me buton. Dhe Lushnja do kohën e vet për të arritur në 100% të saj. Gjithsesi, vlerat dhe kontributi i Bejtes e Sefës kanë qenë pozitive për pjesën tjetër të ekipit.

Skuadra e Lushnjës financohet nga Bashkia, si kanë qenë marrëdhëniet administrative dhe financiare të saj me skuadrën?
-Deri më sot, gjithçka që është shkruar në kontratat e futbollistëve është realizuar. Me sa kam informacion, nga ana e Bashkisë janë likuiduar edhe disa paga të prapambetura të sezonit të kaluar, ndërkohë që premiot për këtë sezon janë në likuidim e sipër.

Kjo periudhë pushimi pa aktivitet zyrtar, si do të shfrytëzohet nga skuadra juaj?
-Është një periudhë e shkurtër që nuk të jep shumë hapësirë, por ne kemi marrë miratimin nga Bashkia për një fazë përgatitore dyjavore, në mesin  e së cilës do të shikojmë edhe për përforcime të reja, si edhe për ndeshje miqësore.

Do të ndryshojë synimi i Lushnjës për kreun e Grupit B, apo do të kënaqeni me renditje në pesë skuadrat e para?
-Synimi ynë final do të varet shumë pas përgatitjeve dhe merkatos që do të bëjmë në këtë periudhë dimërore. Nëse afrimet do të na rezultojnë cilësore, nuk është sekret ta them se do të jemi pretendentë për kreun e grupit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online