Pritja sa një fitore, Donaruma: Jam i qetë, nuk më interesojnë fjalët e Salvinit

Golat e Kastihejos dhe Higuain përmbysën avantazhin e përkohshëm të Petanjës dhe i dhuruan fitoren ekipit të Milanit kundër Spalit. Trepikëshi ka rikthyer qetësinë në kampin milanist dhe trajneri Gatuzo, por ofron dhe ekipin e “Djallit” vetëm një pikë larg zonës së Champions Ligës që mbahet nga Lacio.

Zhbllokimi i Pipitës ishte po aq i rëndësishëm sa fitorja, për të cilën një meritë të madhe ka dhe Xhanluixhi Donaruma. Portieri i Milanit kreu një pritje fantastike në minutat shtesë, duke ndikuar në fitoren e ekipit të tij.

Është normale që kur fillon të luash ndeshje të rëndësishme dhe nuk pëson gol, gjithçka bëhet më e thjeshtë. Pas momenteve të vështira të vitit të kaluar jam më i qetë. Salvini ka thënë që duhet të luaj me ekipin e të rinjve? Gabimet ndodhin, por e rëndësishme është të vazhdosh në rrugëtimin tënd. Nuk më intereson farë ajo çfarë ka thënë ai”, flet gardiani i portës  për “Pressing”.

Spali ishte pranë arritjes së një barazimi në minutën e 93-të, por reflekset e portierit 19-vjeçar nuk lejuan Vikarin të shënonte dhe Milani i falet dhe Donarumës për fitoren tepër të rëndësishme për moralin dhe ecurinë e ekipit kuqezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online