“Abuzohet me Dukën! Kontratë e re për Malën, ja si rinovuam me Gegën”

Drejtori i Përgjithshëm i Partizani, Olsi Rama, i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH Sport, ka folur për merkaton dhe emra të përveçëm, duke kaluar në sitën e tij edhe rinovimin e Gegës, kontratën e Dukës dhe rinovimin me Malën në vijim.

DUKA – “Ka shumë informacione jo të sakta. Edhe trajneri nuk i di rrogat e lojtarëve. Nuk duhet të kushtëzohet prej rrogave, por të vendosë nga cilësitë. Merkato e janarit është specifike, lojtarët e lirë vijnë nga probleme fizike, nuk kanë luajtur ose kanë probleme me klubet. Ka raste që ‘peshkon’ dhe ndonjë shkon me atë Pazar te ndonjë tjetër. Duka vjen nga MLS, ka cilësi. Do e shohim në fushë, nuk është më i shtrenjti në ekip. Të gjitha lajmet janë abuzime”.

SULMUESI – “Kam folur me stafin. Të gjithë thonë sulmuesi dhe mbrojtësi i djathtë. Sollëm një qendërmbrojtës dhe e patë impaktin. Ne kemi më shumë se tre sulmues, të cilët kanë cilësi. Nuk është se kemi prodhuar shumë raste që nuk janë finalizuar. Filozofia jonë ka qenë të marrim mesfushorë që të prodhojnë lojë dhe të kemi më shumë raste. Sulmin nuk e bën një sulmues tipik, pykë. Kemi Napolin që kanë lojtarë të shpejtë dhe teknikë. Ne zgjedhim të bëjmë më të mirën për të bërë ekipin të funksionojë”.

“Gjithçka bëhet në harmoni. Kemi identifikuar nevojat që kemi, punën kryesore e bën stafi. Kërkohet në rajon dhe më larg, emrat shkojnë edhe te stafi teknik. Jo të gjitha tratativat shkojnë me sukses, pasi ka lojtarë që nuk vijnë. Sidomos ata që nuk e njohin kampionatin tonë”.

RINOVIMI I GEGËS DHE MALA– “Me lojtarët që janë në skadencë po bisedoj. Mala meriton trajtim tjetër dhe e meriton të rishikojmë termat e kontratës me kohëzgjatje. Rinovimi i Gegës nuk ka qenë në dyshim, biseduam as ndeshjes me Luftëtarin. Erdhi gjithçka natyrshëm. Firmosëm për pesë minuta”.

MBROJTËS I DJATHTË – “Kemi parë shumë lojtarë. Kemi pasur 2-3 lojtarë që nuk i morëm dot, por do të vijë një deri më datë 31, Më e mira është të ketë sa më shumë lojtarë në qarkullim, por janë në kontrata. Kallakun për shembull nëse do e doja, do ishte e vështirë pasi ka pretendimet e veta. Ne kemi lojtarë cilësorë edhe në stol. Nuk dua të marr ndonjë të huaj që të jetë njëlloj si Hebaj dhe Çinari, pasi më mirë fusim ata”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online