PSG “tremb” dy klubet spanjolle: Ja sa kushton Nejmar!

Barcelona dhe Real Madrid nuk heqin dorë nga Nejmar, ndërsa PSG ka reaguar. Drejtuesit e klubit francez kanë përcaktuar çmimin e sulmuesit brazilian. Sipas raportimeve të “Le Parisien”, PSG kërkon 300 milionë euro për kartonin e 27-vjeçarit! Mbi të gjitha, asnjë lojtar tjetër në tratativë.

Barcelona është gati të ofrojë Umtiti, Rakitiç dhe Dembele, ndërsa “Los Blancos” janë gati të përfshijnë Kasemiron. Megjithatë, PSG nuk toleron fare dhe kërkon para kesh. 300 milionë euro ose harrojeni Nejmar.

Diçka pothuajse e pamundur për t’u paguar, më saktë një zgjedhje inteligjente e kampionëve francezë për t’i dhënë fund ofensivës së klubeve spanjolle. Nejmar mban rekordin e shitjes më të shtrenjtë në historinë e futbollit (PSG pagoi 222 milionë euro në verën e vitit 2017), ndërsa PSG synon të vendosë një rekord të ri me shitjen e tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online