PSG duket se e ka seriozisht për mesfushorin e Napolit, Alan. Futbollisti brazilian është një dëshirë e madhe trajnerit Tuhel, i cili e do me doemos në Paris. Merkaton e janarit, PSG-ja bëri dhe një ofertë zyrtare, prej 50 milionë eurosh.
Por drejtuesit e Napolit e refuzuan, duke thënë se Alan kushton 100 milionë euro. Tani në merkaton e verës, PSG do të ketë më shumë kohë që të gjejë një akord me skuadrën napolitane dhe Alan mund të kalojë në Paris për një shumë rreth 65-70 milionë euro.
Shtatshkurtri është një lojtar shumë cilësor dhe ka qenë shtylla e mesfushës së Napolit për shumë sezone. Pasi humbën Zhorzhinjon, të kaltrit nuk duan të humbasin një tjetër mesfushor, por paratë e PSG-së po tundojnë së tepërmi drejuesit, që me shumë gjasa do të dorëzohen.