PSG është futur në bisedime me Milanin për blerjen e Xhanluixhi Donarumës. “Gardiani” italian është prej disa vitesh një emër që kërkohet me ngulm nga kampionët e Francës dhe me rikthimin e Leonardos ky operacion mund të përfundohet me sukses.
Sipas “Sky Sports”, PSG është e gatshme t’i ofrojë Milanit portierin Alfons Areola dhe 30 milionë në këmbim të kartonit të Donarumës. Megjithëse 20-vjeçari është një produkt i akademisë së Milanit, fërkimet midis agjentit të tij dhe klubit nuk kanë munguar, sidomos dy vite më parë kur u diskutua çështja e nxehtë e rinovimit.
Një tjetër faktor që mund të vërë Milanin me shpatulla mbas murit është situata kritike në të cilën ndodhen raportet e klubit me UEFA-n për shkak të shkeljeve të njëpasnjëshme të bëra rregullave të “Financial Fair Play”.