PSG nuk e ka mbyllur merkaton dhe drejtuesit e ekipit francez janë gati për t’i dhuruar trajnerit të tyre një mesfushor. Julian Vaigl, mesfushori i Borusias së Dortmundit, është objektivi i kamionëve francezë.
PSG ka gati 75 milionë euro për të marrë shërbimet e 22-vjeçarit gjerman. Trajneri Tuhel e njeh mirë, pasi e ka stërvitur tek ekipi gjerman.
Merkato në Francë mbyllet me datë 31 gusht dhe palët kanë kohë për të arritur marrëveshjen e transferimit. Vaigl është një nga talentët më të mëdhenj të futbollit gjerman dhe ai numëron 5 ndeshje me kombëtaren e madhe. PSG ka nisur sulmin, ndërsa pritet përgjigja e Dortmundit, që insiston të mbajë mesfushorin, por 75 milionë euro vështirë të refuzohen.