PSG me sytë nga Rusia, gati çeku 35 milionë eurosh

Te klubi i PSG-së po nxitohen për të përforcuar repartin e mesfushën. Në janar nga kampionët e Francës pritet të largohen Rabio dhe Diarra, ndërsa trajneri Tomas Tuhel e di mjaft mirë se për të përmbushur objektivin madhor të fitimit të Champions-it, do të duhet më shumë cilësi.

Para pak javësh dolën lajmet se parisienët kishin arritur marrëveshjen me Ajaksin për talentin Freki De Jong, por mesa duket, fokusi i sheikëve është spostuar drejt Rusisë, në qytetin e Shën Petersburgut.

Shënjestra e radhës e PSG-së është mesfushori argjentinas Leandro Paredez, i cili prej dy vitesh luan me skuadrën e Zenitit, pasi këta të fundit e blenë kartonin e tij nga skuadra e Romës për 23 milionë euro.

                                          Leandro Paredes, 24 vjeç, mesfushor

Sipas asaj që raportojnë mediet argjentinase, klubi parisien ka ofruar 35 milionë euro për kartonin e 24-vjeçarit, por drejtuesit e skuadrës ruse nuk pranojnë të bëjnë ulje dhe çmimi që i kanë vënë lojtarit të tyre është 43 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *