“Loro Boriçi” në dorën e Bashkisë, Ademi: Do shfrytëzohen dhe ambientet rreth stadiumi

0

Me rinovimin e stadiumit “Loro Boriçi”, Bashkia Shkodër humbi të drejtën e administrimit të ambienteve të stadiumit, por pritet që së shpejti, situata të rikthehet si më parë. Në një prononcim për mediet, Kryebashkiakja  Voltana Ademi, njoftoi nisjen e procedurave për marrjen në dorëzim të stadiumit.

“Ka nisur procedura e dorëzimit të dokumentacionit. Mbetet relacioni teknik, që përmbyllet nga kolaudimi i punimeve të kryera, çka është një pjesë teknike. Më pas, Bashkia Shkodër pret që të marrë në dorëzim stadiumin”.

“Ne presim që në hapësirat e tjera, të destinuara për t’u përdorur, t’i vëmë në dispozicion për ekipet e shumsportëshit të Vllaznisë, të cilat i ushtrojnë aktivitetin e tyre në pallatin e sportit dhe kanë domosdoshmëri edhe hapësira të tjera, për t’u vënë në shërbim dhe Loro Boriçi mund t’ua japë”, tha kryebashkiakja.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.