PSG me shpatulla pas muri, Barcelona çmenduri për Nejmar!

Nejmar dhe klubi i PSG tashmë i kanë ndërprerë marrëdhëniet. Braziliani ka kërkuar largimin dhe drejtuesit kanë rënë dakort për shitjen e tij. Barcelona është destinacioni i preferuar për 27-vjeçarin. Katalanasit janë udhëzuar nga Mesi për të risjellë në “Camp Nou” yllin e seleçaos. Bartomeu i është përveshur punës dhe ka nisur negociatat në distancë me francezët.
Marrëdhënia mes dy klubeve është mjaft e acaruar, kështu që janë ndërmjetësit që e kanë marrë përsipër këtë operacion. Agjenti i njohur, Pini Zahavi, do të përpiqet të bindë Parisin të pranojë ofertën e klubit blaugrana. Al Kelaifi ka bërë të qartë se shifra me të cilën Nejmar mund të largohet është 300 milionë euro.

Çmimi shihet tepër i lartë nga Barcelona. Ata po shikojnë një alternativë tjetër, duke përfshirë lojtarë si Kutinjo, Rakitiç apo Umtiti në marrëveshje. Gazeta “Sport” raporton se Barça ofron një shifër prej 100 milionësh bashkë me mesfushorin brazilian, plus njërin mes Umtiti dhe Rakitiç.

Me këtë ofertë Parisi mund të tundohet, pasi do të gjentë pasuesin e Nejmar dhe do të mbulonte problemet në mesfushë ose mbrojtje. Ndërkohë, me këtë lëvizje Bartomeu dëshiron të ulë barrën e madhe të rrogave të lojtarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online