PSG kërcënon Barcelonën, shkak bëhet… Rabiot

Barcelona nuk e ka fshehur interesimin e saj për mesfushorin Adrien Rabiot, por tashmë ka marrë një “kërcënim” nga PSG, pasi francezët pretendojnë se katalanasit kanë kontaktuar drejtpërdrejt me mesfushorin, çka është kundër rregullave të transferimeve.

Barça mundet të kontaktojë me lojtarin vetëm në gjashtë muaj e fundit të kontratës dhe Rabiot ende nuk është në ato kushte, pasi marrëveshje me kampionët e Francës i përfundon  më 30 qershor të vitit 2019. Gjithsesi është e qartë se PSG nuk pranon asnjë tratativë.

Momentalisht nuk ka një denoncim në FIFA, por nga ana tjetër Barcelona e ka marrë paralajmërimin. Mund të jetë edhe gjithë një formë presioni, pasi PSG po përpiqet t’i rinovojë kontratën mesfushorit, i cili në fakt dëshiron të largohet. Verën e ardhme madje ikën me parametra zero.

Lajmi i raportuar sot në gazetën “Sport”

Pavarësisht se Pep Segura, menaxheri i përgjithshëm i Barcelonës, si dhe Erik Abidal, sekretari teknik,  ishin në korrik në Francë për të shprehur interesimin zyrtar të “blaugranave” për Rabiot, për francezët është e pamjaftueshme.

E gjitha kjo situatë është krijuar prej faktit që mesfushori ka refuzuar katër herë rinovimin e kontratës me PSG-në dhe në Francë besojnë se Rabiot tashmë e ka nënshkruar një parakontratë me Barcelonën për verën e ardhshme. Ndërkohë tentativat e francezëve për të marrë Rakitiç shikohen si një hakmarrje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online