Suarez dhe Mançester Junajtid, ëndrrat e “vrasësit” Adeleke

I shënoi katër gola skuadrës së Luftëtarit në Europa League, ndërkohë ndaj francezëve të Bordo nuk mund të bënte një mrekulli të tillë. Gjithsesi realizoi një gol dhe këtë e bëri nën sytë e trajnerit të Nigerisë. Flasim për Akinjemi Adeleke, i cili mund të kishte provuar edhe Superioren, por Skënderbeu e dërgoi te Trepça ’89 dhe më pas sulmuesi u zhduk.

Momentalisht është ndër të rinjtë që ka shënuar më shumë: 8 gola në kampionat dhe 5 në kupat e Europës. I ka realizuar në 18 ndeshje dhe ofertat më pas ishin të shumta për të. E donin në Francë, në Rusi dhe Holandë, por në fund Ventspils e shiti atë tek IK Start në Norvegji.

Katër golat me Luftëtarin nuk do t’i harrojë kurrë, pasi ajo ditë është shënuar në më të lumturat e jetës së tij, edhe pse e pranon se thjesht kishte bërë detyrën. Gjithsesi nuk është edhe aq modest, pasi e krahason vetëm me Luis Suarez, sulmuesin e Liverpulit, të cilin Adeleke kërkon ta kalojë.

“Ai është shembulli imë në fushë, është idhulli im dhe motivuesi më i mirë. Suarez është një vrasës para portës, një “9”-sh natyral mbi të cilin çdo ekip do të mbështetej. Unë dua të bëhem një lojtar më i mirë se Suarez. Ai është një makineri golash dhe unë shpresoj të shënoj sa më shumë gola të mundem në karrierë. Ndërsa rritesha nëpër rrugë, ëndrra ime ishte të luaja futboll në nivelet më të larta, sidomos kur shihja lojtarë si Suarez, Drogba dhe të tjerë. Loja e futbollit ju tërheq më pas”, thotë Adeleke.

Gjithsesi kjo nuk është ëndrra e tij e vetme. Sulmuesi 20-vjeçar do donte të luante për Mançester Junajtid, klub që e vë mbi të gjithë. “Dua shumë që të shoh Mançester Junajtidin. I mbështes ata që fëmijë, kjo për shkak të stilit të tyre dhe prej shpirtit frymëzues që kanë si klub me histori të madhe. Synimi im është që të punoj fort dhe në të ardhmen të bëhem nigeriani i parë që luan për Mançester Junajtid. Real Madrid është një klub i mirë, mendoj. Unë do të preferoja Mançesterin para Realit dhe çdo ekipi tjetër në La Liga”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online