“PSG-ja dhe Siti po e shkatërrojnë futbollin”

Në La Liga nuk do ta harrojnë kurrë largimin e Nejmarit nga Barcelona. Sulmuesi verën e shkuar u shit për shifrën rekord 222 milionë euro te PSG-ja në kampionatin francez dhe kjo padiskutim që i ka prishur shumë punë La Ligës dhe këtu bëhet fjalë për aspekte si imazhi, marketingu dhe të ardhurat nga të drejtat televizive. Ai i cili ka shpërthyer në akuza është Havier Tebas, presidenti i La Ligës. Sipas tij, klube si PSG dhe Mançester Siti përdorin “doping financiar” për të bërë të mundur blerje spektakolare, të pamundura deri para pak vitesh. Ai mendon se klubi parisien po “tallet me sistemin” pasi shpenzoi 222 milionë euro për të marrë vetëm një lojtar nga Barcelona.

Deklarata – Pavarësisht se me fjalë të tjera, Tebas ka lënë të kuptohet se Nejmar dhe babai i tij janë tallur me respektin e Barcelonës, u është dhënë gishti dhe kanë marrë dorën apo, thënë më mirë, kanë pështyrë aty ku kanë ngrënë. “Ne i kapëm ata duke urinuar në pishinë. Madje, Nejmar po urinonte nga trampolina! Nuk mund ta pranojmë diçka të tillë. Faktikisht nuk është vetëm PSG, por edhe Mançester Siti. Ne po kërkojmë të gjejmë të ardhura nga televizionet dhe reklamat për të mbajtur klubet tona të shëndosha financiarisht, ndërsa Siti bazohet vetëm te nafta për të marrë lojtarë të mëdhenj në merkato”, – është shprehur numri 1 i futbollit spanjoll. Dihet se UEFA po heton të dyja klubet, por deri tani nuk ka gjetur asnjë shkelje të “fair play” financiar. Siti financohet nga “Abu Dhabi United Group” që nga viti 2008, ndërsa PSG është blerë nga shteti i Katarit nëpërmjet fondit “Qatar Sports Investments” që nga viti 2011. Jo më kot, agjenti Mino Raiola pak javë më parë shprehej se tani futbollistët po blihen nga shtetet. Ajo që Tebas harron, ndërkohë, është se Atletiko Madrid, Real Madrid dhe Barcelona janë penalizuar nga FIFA për lëvizje të parregullta në merkato. Gjithsesi, ai e ka edhe një përgjigje për këtë. “Këtë argument e përdorin vetëm fëmijët e mi. Kur i jap njërit biskotë, tjetri ankohet pse nuk i jap edhe atij. Klubet tona paguan pasojat, ndërsa Siti dhe PSG vazhdojnë me transferime të parregullta”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online