Real Madridi, klubi më i vlefshëm në botë

Reali i Madridit është klubi më i vlefshëm në botë. Zinedin Zidan ka në shërbim të tij lojtarët më të vlefshëm në treg, kjo falë sukseseve të mëdha të arrituer në vitet e fundit ku numërohen tri suksese në Ligën e Kampioneve mes të tjerave. Pikërist sukseset në Evropë të gërshetuara me sukseset në Spanjë kanë rritur shumë vlerën e lojtarëve të Realit në treg dhe sot për sot “los blancos” vlejnë më shumë se kushdo klub tjetër në botë. Kjo gjë nuk është se ishte një surprizë, por është vërtetuar nga “Transfermarkt”, portali më i njohur për llogaritjen e vlerave të lojtarëve në treg. Kështu sipas “Transfermarkt”, vlera e lojtarëve të Realit të Madridit llogaritet 774 milionë euro, duke lënë pas Barcelonën, që ndodhet e dyta në këtë listë, teksa në vendin e tretë si për habi është Çelsi i Antonio Kontes që ka lënë pas superfuqi si Bajerni i Mynihut, Juventusi apo Mançester Junajtid. Dhe të mendosh që Reali mbetet përsëri i pari me diferencë nga vendi i dytë edhe pse ka humbur 48.2 milionë euro në verë nga shitja e lojtarëve si Morata, Pepe dhe Hames Rodrigez. Reali ka qenë një nga ekipet që ka bërë ndryshime fare të vogla në përbërjen e vet në merkaton e verës, duke afruar vetëm Asension.

Ylli mbetet Ronaldo

Ylli i ekipit vijon të mbetet Kristiano Ronaldo. Vlera e tij në treg llogaritet 100 milionë euro dhe ai shihet si pikë referimi e Realit të Madridit. Kristiano Ronaldo ndiqet nga Garet Bejl, vlera e të cilit llogaritet në 80 milionë euro, teksa lojtari i tretë më i çmuar i Realit është gjermani Toni Kros, i cili momentalisht vlen 70 milionë euro. Linja e sulmit e Realit të Madridit vlen plot 287.5 milionë euro. Një tjetër e dhënë e rëndësishme për Realin është mosha mesatare e ulët e ekipit. Ajo arrin 25.3 vjeç, ç’ka garanton një të ardhme të sigurt. Sa i përket të dhënave të tjera, vetëm 2 lojtarë të Realit kanë humbur diçka nga vlera e tyre, Modriç dhe Bejl.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online