PSG i ofron Parmës ish-sulmuesin e Realit

Sipas lajmeve që vijnë nga Franca, PSG i ka ofruar ekipit të Parmës njërin nga lojtarët e saj. Bëhet fjalë për spanjollin, Heze Rodrigez, i cili mbylli sezonin me ekipin e Stokes, ku zhvilloi vetëm 13 ndeshje dhe 1 gol të shënuar.

Paraqitje zhgënjyese në ishull për 25 vjeçarin dhe në Paris, as që kanë ndërmend ta mbajnë në ekip. Mbi të gjitha, ish-lojtari i Realit ka një rrogë prej 5 milionë eurosh në sezon dhe PSG po punon për t’i gjetur një ekip.

Mbasi ja sugjeruan Fiorentinës, francezët i kanë afruar sulmuesin ekipit të Parmës. Fali Ramadani, menaxheri i lojtarit, është takuar me drejtorin sportiv të ekipit të sapo ngjitur në Serinë A në Milano dhe po negociojnë kalimin e spanjollit në Itali. Parma kërkon lojtarë për repartin ofensiv, por problem mbetet rroga e lojtarit dhe palët duhet të gjejnë akordin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *