Sipas gazetave franceze, skuadra e PSG-së është gati të shpenzojë plot 210 milionë euro që t’i marrë tre lojtarë Realit të Madridit. “Los Blancos” janë në prag revolucioni dhe shumë lojtarë do të largohen nga “Bernabeu”.
PSG synon të firmosë me Toni Kros, Iskon dhe Gareth Bejl. Për mesfushorin gjerman, është bër gati një ofertë prej 80 milionë eurosh, ndërsa 70 milionë janë ndarë për uellsianin Gareth Bejl. Vlera e Iskos në treg ka rënë pas një sezoni për t’u harruar dhe në ofertë prej 60 milionë eurosh, mund të sigurojë kartonin e fantazistit spanjoll.
Mbetet për t’u parë nëse Reali do të jetë gati të heqë dorë nga të tre futbollistët, por nëse kjo shumë injektohet në buxhetin aktual prej 300 milionë eurosh, atëherë “Los Blancos” do të arrinin te firma me këdo futbollist në botë.