PSG fillon largimet, zyrtarizohen dy të parat

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

PSG ka zyrtarizuar ditën e sotme dy largime nga strukturat e klubit. Sulmuesi 19-vjeçar Musa Diabi është transferuar te Bajern Leverkuzen. Klubi gjerman ka paguar 15 milionë euro për të blerë kartonin e talentit të dalë nga akademia e kampionëve të Francës.

Largimi i dytë ka prekur kupolën e drejtuesve të PSG-së. Bëhet fjalë për drejtorin sportiv, Antero Henrike, i cili ndërpreu me konsensus kontratën me klubin ku punonte prej dy vitesh. Pasuesi i Henrikes pritet të jetë braziliani Leonardo që do të rikthehet pas 8 vitesh në këtë pozicion.

Antero Henrike (majtas) së bashku me presidentin Al-Kelaifi dhe trajnerin Tomas Tuhel

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *