E ardhmja e Adrien Rabiot nuk është te kampionët e Francës. Sipas raportimeve të medieve franceze, drejtori sportiv i PSG-së, portugezi Antonio Henrike, ka mbyllur bisedimet për rinovimin e kontratës së 23-vjeçarit. Francezi ka një mori ofertash nga klube elitare nëpër Europë.
Nga Spanja po zhvillohet një “El Clasico” në merkato midis Realit dhe Barcelonës, ndërsa interes nga dhe nga Italia, por opsioni spanjoll është më konkret pasi të skuadrat që dominojnë futbollin spanjoll janë gati të shpenzojnë për të blerë kartoni e lojtarit.
Juventusi ka zgjedhur një strategji tjetër. Kampionët e Italisë nuk mund ta regjistrojnë lojtarin, pasi merkato në Seria A është mbyllur. Por, “Zonja e Vjetër” po mendon të veprojë në të njëjtën mënyrë siç veproi me Emre Xhan, të cilin e mori me parametra 0. Juventusi është një opsion interesant për Rabiot, pasi shanset për minuta atje janë shumë të larta se te Barça ose Reali.