PSG dhe makthi i mesfushës, Tuhel humbet shërbimet e Verratit

0

PSG shkatërroi Guingamp me rezultatin 9-0, duke u hakmarrë për eliminimin në Kupën e Francës. Gjithçka shkoi perfekt në fushë, Nejmar, Mbape dhe Kavani u zbavitën duke shënuar pafund, por Marko Verrati ka shqetësuar trajnerin Tuhel.

Mesfushori italian ka pësuar një dëmtim në kavilje që e detyroi të largohej nga loja në minutën e 19-të për t’u zëvendësuar me Drakslerin. Dëmtimi i tij është i rëndë dhe Verrati pritet të qëndrojë jashtë fushave të blerta për një kohë të gjatë.

26-vjeçari është dërguar në spital pas ndeshjes dhe ka kryer një rezonancë magnetike. “Marko ndjen shumë dhimbje dhe jemi të shqetësuar. Ai mund të mungojë disa javë…”, deklaroi Tomas Tuhel i dëshpëruar për humbjen e shërbimeve të trurit të lojës së ekipit të tij.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.