Bylis dhe Besa “mbretër” të merkatos, Bizhdili dhe Kapllanaj nuk kursehen

Merkato që skuadrat e Kategorisë së Parë po zhvillojnë gjatë muajit janar 2019, natyrisht që i ka selektuar mes tyre, jo vetëm për në numrin e lojtarëve që kanë lëvizur (afrime-largime), por edhe në emrat që ata kanë ofruar. Duke qenë se në çdo skuadër ka patur afrime e largime, përjashtuar Ilirinë në Grupin A dhe Elbasanin me Lushnjën në Grupin B që ende nuk e njohin merkaton dimërore, tek të tjerat lëvizjet kanë qenë evidente, por me diferenca mes tyre.

Dhe ato që kanë bërë diferencën gjatë këtyre lëvizjeve në merkato janë skuadrat kryesuese të Grupit B, Bylis dhe Besa. Të skuadra ballshiote janë afruar Ardit Jaupaj, Eri Lamçja, Mustafa Xhixhua, Serxhio Ujka e Franci Ymeraliaj, të gjithë futbollistë që në skuadrat ku kanë luajtur kanë tregues nivel. Ndërkohë që te Besa janë afruar trajneri Gugash Magani, i cili gjatë tri javëve të para të muajit janar ka sjellë në skuadër Efijong Ejo, Sokol Mziun, Ervis Çaçon e Sadush Danaj, protagonistë në Kategorinë e Parë me skuadrat ku kanë luajtur më parë.

Por, përpos lëvizjeve të këtyre dy skuadrave kryesuese në Grupin B të Kategorisë së Parë, ka edhe një “duel” që nuk duhet nënvleftësuar. Fjala është për presidentët që kanë këto dy pretendente për Superioren: Besnik Kapllanaj te Bylisi dhe Nexhat Bizhdili te Besa. Të dy persona karizmatikë dhe të përkushtuar në skuadrat e tyre, me një stazh mbi dhejtë-vjeçar, me ulje dhe ngritje nga Superiorja në të Parën, e këtë sezon pretendojnë ngjitjen në elitë. “Qeset” e tyre janë materializuar në merkato, ndërsa për efektet, fjala mbetet në fund të kampionatit.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online