PSG bën për ujë të ftohtë Juven, në garë për objektivin kryesor të bardhezinjve

Hames Rodrigez është në udhëkryq të plotë për sa i përket të ardhmes së tij, me kolumbianin që pritet të rikthehet te Reali, pas huazimit 2-vjeçar në Gjermani te Bajerni.

Në Madrid mesfushori nuk pritet me krahët hapur dhe largimi i tij është diçka thuajse e sigurt. Destinacioni i mundshëm i Hames pritet të ishte Torino, ku do të bashkohej me Juventusin, por së fundmi në garë është futur PSG.

Francezët kërkojnë të përforcojnë mesfushën dhe kolumbiani duket objektivi perfekt. Gjithashtu, çmimi i tij nuk është shumë i lartë dhe nuk do të ndikonte në “Fair-playn financiar”, me PSG-në që duhet të bëjë shumë kujdes për këtë çështje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online