Sulmi është reparti që ka çaluar më së shumti në ekipin e Çelsit, ku si Oliver Zhiru ashtu dhe Alvaro Morata kanë zhgënjyer me formën e tyre. Pikërisht ky i fundit, duke parë që drejtuesit e bluve janë futur në merkato me synim përforcimin e repartit të avancuar, ka bërë gati valixhet.
Hipotezat e para kanë nisur, teksa Milani është përfolur si një opsion i mundshëm, por edhe një rikthim në Spanjë nuk përjashtohet. Sipas asaj që është shkruar ditën e sotme në mediat spanjolle, thuhet që drejtues të Atletikos së Madridit kanë udhëtuar drejt Londrës, për të diskutuar për një marrëveshje të mundshme.
Për Moratën, në rast të një kalimi tek Atletiko do të ishte një rikthim në Madrid, por nga ana e rivalit të përjetshëm të Realit. Sulmuesi spanjoll, duket se e sheh me sy të mirë një kalim tek ekipi i Diego Simeones, teksa tashmë mbetet për t’u bindur Çelsi.