Profecia e heroit interist, Milito: Çfarë kujtimesh nga Madridi, Simeone-Inter do takohen një ditë

Kur një interist dëgjon “finalja e Madridit”, emocionohet dhe kujtimet e bukura i mbushin zemrën plot. Nëntë vite më parë luhej finalja e Champions Ligës. Atëherë Inter-Bajern dhe sonte Totenhem-Liverpul.

Atëherë luhej në “Santiago Bernabeu”, ndërsa sonte në “Wanda Metropolitan”. Një ndryshim pa vlerë të madhe. Diego Milito ishte heroi i 22 majit të vitit 2010, një datë e paharrueshme për popullin interist.

Ish-sulmuesi argjentinas i është rikthyer edhe njëherë emocioneve të duelit, të cilin e vendosi me dygolëshin e tij. Më pas edhe një deklaratë që do i bëjë të lumtur tifozët. Diego Simeone është ëndrra e madhe e zikaltërve dhe Milito e di se një ditë rrugët e Interit me ato të trajnerit do të bashkohen.

Kam kujtime të bukura nga ajo finale dhe qyteti i Madridit. Fitimi i Championsit është kujtimi më i bukur, pasi ka qenë ndeshja më e rëndësishme e karrierës time. Simeone? Do më pëlqente ta shihja në stolin zikaltër. Besoj se, në një moment të karrierës së tij, rrugët e tij dhe Interit do të kryqëzohen. Çolo ka lënë kujtime të bukura te tifozët, është një trajner i madh dhe ka gjithçka për të drejtuar Interin. Herët apo vonë do të ndodhë diçka e tillë”, përfundon Diego Milito.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online