Probleme për Flamurtarin, kuqezinjtë “u dëmtuan” në 4 minuta

Sikur të mos mjaftonte humbja me Kastriotin e vendit të fundit, Laçi bëhet me dhimbje koke që sot për ndeshjen e javës së ardhshme. Skuadra vlonjate do të presë në shtëpi Laçin, por do të ketë jo pak mungesa të rëndësishme.

Idriz Batha, Meti Useini dhe Artim Pollozhani janë mungesa të sigurta ndaj bardhezinjve. Të tre këto futbollistë u ndëshkuan në harkun kohor të 4 minutave ndaj Kastriotit, duke plotësuar kështu numrin e kartonëve të verdhë. Andi Koçi  nuk u krusye aspka në ndeshjen e djeshme, duke dhënë plot 11 kartonë të verdhë për të dyja ekipet.

Një problem shumë i madh për Ilir Dajën që do i duhet të plotësojë një gropë të madhe në mesfushën e skuadrës së tij. Si Batha, ashtu edhe Useini dhe Pollozhani janë lojtarë me shumë eksperiencë, ndaj mungesa e tyre është një “hall” më vete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online