Probleme për Dokën, Tirana pret përgjigjen e Ngo

Tirana i rikthehet përgatitjeve ditën e premte dhe fillimisht bardheblutë do të punojnë në kompleksin “Skënder Halili”. Më pas ata do të zhvendosen drejt Ohrit, ku do të stërviten në kushte të tjera klimaterike. Sytë janë edhe nga merkato, pasi pritet që të ketë të tjera afrime.

Ndërkohë ka probleme për një prej lojtarëve titullarë. Mbrojtësi Albi Doka, nisur nga një foto e publikuar në rrjetet sociale, dallohet që ka një problem me dorën e djathtë. Nuk dihet nëse ka diçka serioze për ish-lojtarin e Shqipërisë U21.

NGO – Sulmuesi anglez ka nisur përgatitjet, ndërkohë që në tavolinë prej ditësh ka kontratën e Tiranës dhe i mbetet vetëm ta firmosë. Drejtuesit bardheblu presin një përgjigje nga sulmuesi, për të ditur nëse do të duhet të kërkojnë për një tjetër sulmues.

Ngo është në planet e tyre edhe për sezonin e ardhshëm, pasi sezonin e shkuar në Superiore ka bindur. Golat e shënuar në kampionat kanë qenë katër, por ka shërbyer shpesh për shokët e skuadrës dhe ka qenë një lider në repartin e avancuar. Problemi i vetëm i tij janë “nervat”, që ndonjëherë e tradhtojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online