Arrihet akordi, Juventusi realizon rikthimin e bujshëm

Juventusi ka arritur akordin me lojtarin dhe goditja e radhës në merkato është gati. Në fakt bëhet fjalë për një rikthim në shtëpi. Vetëm një vit qëndruan larg njëri-tjetrit Juventusi dhe Xhanluixhi Bufon.

Sipas raportimeve të “Sky Sport”, bardhezinjtë kanë rënë dakord me portierin legjendar dhe gjatë ditës së nesërme do të kryhen kontrollet mjekësorë.

41-vjeçari u largua verën e kaluar pas 17 viteve në Torinon bardhezi dhe provoi emocionet e të luajturit me PSG. Bufon fitoi titullin kampion, ndërsa tani rikthehet në shtëpi për të realizuar ëndrrën e madhe: fitimin e Champions Ligës.

Bufon do të firmosë një kontratë njëvjeçare, ndërsa drejtuesve do iu duhet t’i gjejnë një ekipi të ri portierit Matia Perin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online