Probleme para Kukësit, Ze Maria sytë nga infermieria

Tiranës i duhet sa më shpejt Majkëll Ngo, por nuk mund të rrezikohet. Sulmuesi me zor po pret të luajë dhe është gati që tani, por janë mjekët ata që vendosin dhe sigurisht trajneri Ze Maria. E udhës është që anglezi të jetë gati dhe në maksimumin e tij.

Por problemi tani është një tjetër lojtar. Mesfushori Edon Hasani pati probleme para ndeshjes me Teutën, por ia doli të ishte gati. Ze Maria e vlerësoi lojën e shkodranit dhe normalisht pret shumë prej tij gjatë këtij sezoni.

Gjithsesi për të ka pasur sërish probleme. Gjatë këtyre ditëve Hasani do të mbahet nën monitorimin e mjekësve dhe shpresohet që për takimin e së dielës kundër Kukësit të jetë gati. Gjasat janë që kjo të ndodhë dhe ka optimizëm.

Por problem është fakti nëse do të mund të kryejë ndonjë seancë këto ditë, në mënyrë që Hasani të përllogaritet si titullar. Alternativat për stafin nuk mungojnë, por mesfushori shkodran shikohet nga ata që mund t’i japë shumë Tiranës në aspektin ofensiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online