VIDEO | Gjimshiti “mbetës”, magjia e Pastores e penalizon

0

Berat Gjimshiti ishte përzgjedhur titullar në ndeshjen kundër Romës, që përfundoi 3-3. Trajneri Gasperini i besoi mbrojtësi të kombëtares sonë formacionin në takimin e dytë radhazi në Serinë A, por pas ndeshjes mediat në vendin fqinj e kanë ngelur në klasë.

Gazzetta dello Sport e ka cilësuar si lojtarin më të dobët të ndeshjes, duke e vlerësuar me notën 5. “I ngadaltë në golin e shënuar nga Pastore, por ai ishte magjik. Më pas ishte më mirë në dyluftime, edhe pse në golin që e çoi rezultatin 3-2 humbi pozicionin kundrejt Florencit”, shkruan e përditshmja italiane.

Etrit Berisha ndërkohë e pa nga stoli këtë ndeshje, që Atalanta mund ta kishte menaxhuar më mirë, pasi arriti ta përmbyste rezultatin nga 1-0 në 1-3. Gjithsesi në fund skuadrat ndanë nga një pikë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.